Të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.
Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
/Gazeta Enigma/