Ky është moti për ditën e sotme, 7 shtator 2021

Ky është moti për ditën e sotme, 7 shtator 2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se vendi ynë do mbetet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike.

Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot me vranësira, intervale me diell dhe me temperatura që i përgjigjen mesatareve të viteve tjera dhe muajit shtator.

Të enjten dhe të premten do të ketë kushte që në disa zona të bie rigë e dobët e shiut, por përgjithësisht moti do të jetë i qëndrueshëm.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. 

Related Articles