Ky është moti që ju pret nëse keni plan të niseni për Shqipëri

Ky është moti që ju pret nëse keni plan të niseni për Shqipëri

Edhe në Shqipëri temperaturat po vazhdojnë të jenë të larta.

Siç raportohet, kjo e diel nis me kthjellime në të gjithë vendin, por nuk do të mungojnë gjatë ditë vranësirat, kryesisht në zonat malore.

Vranësirat do të bëhen më të dukshme në gjatë orëve në vijim, ku në zonat lindore priten edhe rrebeshe shiu. Nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta do të vijojë moti edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 35°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Verior dhe veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Related Articles