Një ngjarje tragjike tronditi sot opinionin publik, me një person që vrau vëllain e tij.
Incidenti ndodhi në Bokshiq të Klinës, ku Faruk Isufi u vra me armë zjarri nga vëllai i tij, Jetmiri.
Burime të IndeksOnline pohojnë se tragjedia ndodhi në shtëpinë e të përfshirëve, teksa konflikti ndërmjet tyre ka nisur për shkaqe familjare.
Burimet e njëjta pohojnë se fjalosja ndërmjet vëllezërve fillimisht lindi mbi të drejtat për një shtëpi.
Dyshohet se Jetmiri shkrehu armën në organet gjenitale dhe zonën e legenit të të vëllait.
Faruku u transportua drejt emergjencës së Klinës fillimisht, për t’u bartur më pas në Spitalin e Pejës.
Nga spitali deklaruan se, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, personi kishte arritur pa shenja jete.
Nga ana tjetër, Prokuroria Themelore në Pejë deklaroi se i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
