Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës

Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat paraprake të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Sipas të dhënave paraprake në Kosovë jetojnë 1,586,659 banorë.

Ky është numri i popullsisë rezidente, dhe nuk përfshihet diaspora, regjistrimi për të cilën është i hapur ende.

Sipas të dhënave preliminare, Fushë-Kosova, Mamusha dhe Prishtina e kanë dendësinë më të madhe. Fushë Kosova prin me rritjen më të madhe prej rreth 84 për qind. Në këtë komunë po ashtu jetojnë më së shumti persona në një metër katror, përkatësisht 762.

Nga të të dhënat paraprake të regjistrimit të popullsisë del se nga 38 komuna të Kosovë, 9 prej tyre kishin rritje të numrit të banorëve dhe 29 kishin zvogëlim të numrit të banorëve.

Komuna me numrin më të madh të banorëve është Prishtina me 227 mijë e 154 banorë, e pasuar nga Prizreni me 147 mijë e 428 banorë, Ferizaji me 109 mijë e 345 banorë.

Gjakova ka 78 mijë e 824 banorë, Gjilani 82 mijë e 901 banorë, Fushë Kosova 64 mijë e 78 banorë, Kamenica 22 mijë e 898, Mitrovica 64 mijë e 680, Leposaviqi 3 mijë e 207, Lipjani 54 mijë e 974, Rahoveci 41 mijë e 777 banorë, Peja 82 mijë e 661, Podujeva 71 mijë e 18 banorë, Skenderaj 40 mijë e 632, Suhareka 45 mijë e 713, Vushtrria 61 mijë e 493, Zubin Potoku 758, Zveçani 435, Malisheva 43 mijë e 871, Mitrovica e Veriut me 2 mijë e 346 banorë.

Deçani ka një popullsi prej 27 mijë e 758 banorë, Gllogovci 48 mijë e 54, Dragashi 28 mijë e 908, Istogu 33 mijë e 66, Kaçaniku 27 mijë e 742, Klina 30 mijë e 574, Novo Bërda 4 mijë e 495, Obiliqi 22 mijë e 794, komuna e Shtimes 24 mijë e 320, Shtërpca 19 mijë e 890, Suhareka 45 mijë e 713 banorë, Vitia 35 mijë e 549 banorë, Juniku 3 mijë e 952, Mamush 5 mijë e e 615, Hani i Elezit 8 mijë e 600, komuna e Graçanicës 19 mijë e 371, Ranillugu 2 mijë e 472, Parteshi 3 mijë e 251, Kllokoti 3 mijë 55.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati tha se regjistrimi i popullsisë për diasporën do të jetë i hapur deri më 31 gusht. Ai shtoi se ka pasur bojkotim të madh të regjistrimit në komunat në veri të Kosovës.

Kastrati tha se të dhënat përfundimtare do të publikohen në fund të vitit dhe nuk pritet të dallojnë shumë nga këto paraprake.

“Një dallim me procesin e kaluar, është se gjithë procesi ka qenë digjital. Të dhënat janë grumbulluar për popullsinë rezidente, por edhe për atë jashtë Kosovës. Regjistrimi i diasporës ende vazhdon, deri më 31 gusht.

Të dhënat paraprake publikohen disa muaj pas datës së fundit të grumbullimit në terren. Këto shifra përfshijnë popullsinë e regjistruar, ato përfundimtare do të publikohen në fund të vitit. Kemi kapacitete e përvojën që në fund të vitit të publikojmë rezultatet finale që nuk pritet të ndryshojnë shumë nga këto paraprake. Mbi 99.8 e objekteve të kodifikuara, por edhe ato të reja që nuk kanë qenë në hartën digjitale. Të gjitha këto janë kontaktuar, e vizituar. Në katër komunat në veri pati bojkotim në masë të madhe, përkundër se një pjesë është regjistruar”, tha Kastrati.

Related Articles