Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka parashikuar mot kryesisht me diell të premten.
Vranësira të shpërndara parashihen kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të zbresin dukshëm në raport me temperaturat e ditëve paraprake.
Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi e lehtë deri mesatare.
Imdeksi UV mbetet i lartë, prandaj apelohet respektimi i këshillave të IKSHP.