Ky është personi që dyshohet se shtiu me armë zjarri ndaj dy personave në qendrën tregtare “Village” në Ferizaj

Ky është personi që dyshohet se shtiu me armë zjarri ndaj dy personave në qendrën tregtare “Village” në Ferizaj

Në qendrën tregtare “Village” në Ferizaj, një person ka shtënë në drejtim të dy personave kur njëri prej tyre ka marrë lëndime për çka edhe është dërguar në QKUK për trajtim.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria bëjnë të ditur se i dyshuari për këtë rast është Agon Hamza.

Sipas informacioneve të para, Hamza derisa ishte në veturë, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tre personave të cilët dyshohet të kenë qenë cak i tij.

Njëri nga viktimat, ka marrë lëndime në fytyrë dhe sy nga copat e xhamit të veturës, i njëjti është trajtuar fillimisht në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj e më pas është udhëzuar për në emergjencë në Prishtinë.

https://sinjali.com/tentim-vrasje-ne-ferizaj-te-shtena-me-arme-zjarri-ne-drejtim-te-dy-personave-njeri-prej-tyre-dergohet-ne-qkuk/embed/#?secret=Bg7GxTelgG#?secret=DVapdkds7N

Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja të armës së zjarrit.

Ndërsa, rasti është cilësuar si “Tentim Vrasje”.

Related Articles