Një 43-vjeçar është vrarë sot në një lokal në Skënderaj.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thenë se vrasja ka ndodhur brenda një lokali në rrugën “Sala e Hamit Jashari”.
“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës”, ka thënë Zahiti.
Gjithashtu, është raportuar se viktima dhe i dyshuari janë familjarë mes vete.
Siç raportohet tutje, i vrarë ka mbetur Ismet Ibishi, personi në foton e mëposhtme.
I dyshuar për rastin është Hisni Ibishi, i cili është në arrati.