Ky është personi që i vodhi 200 euro në arkën e ‘Burger King-ut’ në Pejë

Ky është personi që i vodhi 200 euro në arkën e ‘Burger King-ut’ në Pejë

Një person në Pejë, u kap pas disa ditësh në arrati pasi vodhi arkën e Burger King në Pejë, me vlerë 200 euro.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Bajram Hysenin, 30-vjeçar, i cili është recidivist i veprave të vjedhjes.

Hyseni është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, pasi që dyshohet se kreu vjedhjen e një arke me 200 euro në ‘Burger King’.

I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje’.

Related Articles