Ky është personi që sulmoi fizikisht futbollistin Belgin Jashari

Ky është personi që sulmoi fizikisht futbollistin Belgin Jashari

Policia e Kosovës e ka arrestuar personin i cili dyshohet se e ka sulmuar futbollistin Belgin Jasharin.

Sipas klankosovës, i arrestuari është Januz Faniqi, ndaj të cilit me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “sulmi”.

Policia fillimisht raportoi se i dyshuari ishte M.K., por që më pas policia e ndryshoi njoftimin duke thënë se personi i ndaluar është “J.F, i lindur në vitin 1978”.

Futbollisti i grupmoshave U15 të ShF Fushë-Kosovës, Belgin Jashari, më 21 prill të këtij viti është sulmuar fizikisht gjatë ndeshjes që ekipi e tij e pati ndaj ShF Arsenalit.

Sulmi ndaj Jasharit, sipas klubit, ishte i motivuar nga përkatësia etnike e lojtarit si pjesëtar i komunitetit ahkali.

“Sulmuesi ka përdorur gjithashtu fjalor ofendues dhe gjuhë me përmbajtje të rëndë racore. Ky akt përbën shkelje të rëndë të etikës sportive, të të drejtave të njeriut dhe të vlerave që promovon futbolli si sport bashkues”.

“I bëjmë thirrje Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës, si dhe organeve kompetente, që të reagojnë menjëherë, të hetojnë rastin dhe të marrin masa konkrete ndaj personit përgjegjës, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më”, tha ShF Fushë-Kosova në reagim.

Për këtë rast pati reagime të shumta, përfshirë krerët e shtetit.

Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

Related Articles