Ky është personi që sulmoi policët në veturën e Policisë në Gjilan

Ky është personi që sulmoi policët në veturën e Policisë në Gjilan

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Esat Berisha” në Gjilan, ku një person i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për të dyshuarin Muhamed Ahmedi, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjilan.

“Një i dyshuar m/k është arrestuar për arsye se derisa kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë derisa po e transportonin për tretman mjekësor. I dyshuari paraprakisht ishte sjellë në stacion lidhur me një rast tjetër. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles