Një person është gjetur pa shenja jete sot në trotuar në fshatin Terpezë të Malishevës.
Sipas indeksonline, bëhet fjalë për Hysen Krasniqi.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku tregoj që vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKMF-së në Malishevë.
“Rreth orës 07:00 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në trotuar, afër rrugës në fshatin Terpezë-Malishevë.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKMF-së në Malishevë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rast ‘hetim i vdekjes’. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Elezaj.