I burgosuri që u kap me dy qese me marihuanë, sipas burimeve të Sinjalit është Shyqeri Zidi, 22-vjeçar, të cilit iu gjetën narkotikët pas kontrollit që u krye në qelinë ku i riu qëndron.
Droga është sekuestruar nga zyrtarët policorë, teksa edhe Prokuroria është vënë në dijeni dhe si rezultat është iniciuar rasti për posedim të paautorizuar dhe shitblerje të substancave narkotike.
Por kjo nuk është herë e parë që 22-vjeçari është kapur me drogë brenda burgut.
Edhe në gusht të vitit të kaluar, Shyqeri Zidit i ishte gjetur një sasi e marihuanës, gjatë bastisjeve nëpër pjesë të ndryshme të burgut.
Kujtojmë se varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike.
Kjo dukuri nuk po i mban imun as personat që janë prapa grilave, të cilët shumë shpesh kapen me drogë nëpër qendra të ndryshme korrektuese.