Ky është personi që u plagos me kallashnikov në Prizren

Ky është personi që u plagos me kallashnikov në Prizren

Një fjalosje mes dy të rinjve në rrugën “Durrësi” në Prizren mbrëmë pas mesnate eskaloi në të shtëna me armë, duke lënë një person të plagosur. Një prej të dyshuarve tashmë është ndaluar nga policia, ndërsa viktima, i cili u qëllua me armë, është dërguar në spital.

Personi që u plagos, sipas Sinjalit, është Yll Gashi, 26 vjeç.

Ai është plagosur në këmbë dhe është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari ka dorëzuar armën që dyshohet se është përdorur për të kryer krimin, një AK-47, dhe aktualisht dyshohet se mund të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë në rast. Policia ka sekuestruar gjithashtu disa prova materiale, përfshirë karikatorë, fishekë të kalibrit të panjohur dhe një gëzhojë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar hetimi për veprat “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Related Articles