Një person pësoi lëndime të rënda trupore ditën e sotme në Gjakovë, pasi dyshohet se u godit nga një mjet shpërthyes.
Lajmi u konfirmua zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha viktima mashkull u dërgua me emergjencë për trajtim mjekësor.
Sinjali mëson se viktima që u përfshi në këtë incident është F.Lika.
Burime të Sinjali brenda emergjencës gjithashtu bëjnë me dije se viktima po ndodhet në QKUK për tretman mjekësor dhe gjendja e tij është e rëndë.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur në një fushë të hapur në fshatin Babaj Bokës-Gjakovë dhe sipas Policisë, janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme.