Një person është plagosur në Prishtinë, raporton Enigma.
Sipas dyshimeve të para një person dyshohet se ka qëlluar veten në këmbë me kallashnikov në garazhin e shtëpisë së tij.
Siç mëson Sinjali, i plagosuri është Julian Bisao shtetas rumun dhe është plagosur në objektin ku ai banon.
Policia dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkaq i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm dhe se është jashtë rrezikut për jetë.