Një plagosje ka ndodhur më herët në fshatin Qirez të Skenderajt.
Burime te Rajonit kanë bërë me dije se V. Bajrami ka plagosur vetën aksidentalisht.
Burimet fillestare pohuan mbi rrethana të paqarta, teksa në vendin e ngjarjes arriti edhe Policia, e cila nisi hetimet.
Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti ka konfirmuar rastin, duke thënë se viktima plagosi veten aksidentalisht, me një armë gjuetie.