Ky është personi që u vra me armë zjarri në Podujevë

Ky është personi që u vra me armë zjarri në Podujevë

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e sotme fshatin Llapashticë të Podujevës, ku një burrë mbeti i vdekur pas të shtënave me armë zjarri. Vrasja dyshohet të ketë ndodhur brenda një veture, ndërsa sipas burimeve të ndryshme, autori i dyshuar është Arbër Havolli.

Lajmin për vdekjen e një burri e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, sipas saj, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 19:30 jemi informuar për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Me të arritur në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë hasur në një burrë pa shenja jete. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor,” deklaroi Ahmeti.

Sipas burimeve të redaksisë, viktima është qëlluar me disa plumba brenda një veture të tipit Opel, ku gjendej në momentin kritik bashkë me të dyshuarin. Deri tani, motivet e krimit mbeten të paqarta dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Insajderi nga burimet e veta kupton se viktima është Bashkim Spahiu nga fshati Gllamnik.

Related Articles