Një zyrtar policor ka humbur jetën sot në fshatin Gradicë të komunës së Drenasit.
Polici është raportuar të ketë rënë në një bunar.
Mësohet se bëhet fjalë për policin Xh. Muja nga Komuna e Drenasit.
Muja ishte veteran i luftës në brigadën 114.
I ndjeri ishte larguar sot nga shtëpia rreth orës 11:00 dhe nuk është kthyer më.