Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook u ka shprehur ngushëllime familjarëve të punëtorit të KEDS-it, që u godit për vdekje nga një veturë këtë të diel gjatë kryerjes së punës, shkruan Gazeta Enigma.
“Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të Xhevat Gashit, punëtorit të KEDS-it, i cili u godit nga një veturë gjatë kryerjes së punës në terren. Ndaj dhimbjen me familjen Gashi dhe kolegët e të ndjerit dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që e njohën të ndjerin. Qoftë i përjetshëm kujtimi!”, ka shkruar Bulliqi./Gazeta Enigma/