Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 11:00 është raportuar për një person pa shenja jete në fshatin Pirq të Mitrovicës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se personi që është gjetur pa shenja jete është viktima B.B., mashkull i moshës 53-vjeçare.
I njëjti ka qenë punëtor i kompanisë së pastrimit “Uniteti” dhe ka vdekur sa ishte në vendin e punës në terren.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.