Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar zyrtarin policor, Tush Gjini, pasi i njëjti dyshohet për veprat penale keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti. Përpos tij, tashmë është arrestuar edhe qytetari që dyshohet për dhënie ryshfeti.
Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Veton Brahimaj, nga fshati Skivjan.
“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve si vazhdimësi e veprimeve hetimore kanë arrestuar sot edhe qytetarin e përfshirë në këtë rast me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.”
Ai është ndaluar për 48 orë.
“Në kuadër të këtij hetimi, me udhëzim të Prokurorisë së Gjakovës, IPK-ja kishte iniciuar procedurë penale ndaj qytetarit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” (duke i ofruar zyrtarit policor 1000 Euro).”