Ky është qytetari që dyshohet se u sulmua nga deputeti Zemaj

Ky është qytetari që dyshohet se u sulmua nga deputeti Zemaj

Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është përfshirë në një përleshje me një qytetar, derisa ishte duke dhënë një intervistë në qendër të Prishtinës.

Zemaj thuhet se e ka sulmuar qytetarin pasi që ai dyshohet se e ka provokuar me fjalë.

Siç merr vesh Insajderi, i përfshirë në incident me deputetin Zemaj është Nuha Osmani.

Lidhur me rastin nga policia kanë deklaruar: Sot rreth orës 15:00 është pranuar informata për një konflikt fizik në sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë. Lidhur me incidentin palët e përfshira janë duke u intervistuar në polici. Për detaje shtesë do t’ju njoftojmë me kohë.

Related Articles