Luan Berisha, zyrtari Doganës së Kosovës ishte gjetur i vdekur në veturën e tij më 17 prill. Sot për vdekjen e tij kërkoi llogari motra, Laura Berisha.
Ajo kërkoi nga kryeministri, Albin Kurti e ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të di arsye pse nuk po zbardhet rasti i vdekjes së vëllait të saj, shkruan Insajderi.
Në vendin e ngjarjes ku ishte gjetur i vdekur Luan Berisha, ishin gjetur poashtu edhe dy gëzhoja të armës.
Policia në atë kohë pati njoftuar se rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë, përkundër që të dhënat fillestare sugjeronin për një vetëvrasje të mundshme.
Kur Policia kishte gjetur viktimën ai kishte një armë në duar, me të cilët dyshohet se dhe ka kryer aktin. Ndërkaq, në vendin e ngjarjes policia kishte gjetur edhe dy gëzhoja të armës.
“Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do t’i ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e Policisë në atë kohë, përcjell Insajderi.
Dogana e Kosovës pas vdekjes së Berishës kishte me një njoftim për vdekjen e kolegut të tyre dhe njëkohësisht kishin ngushëlluar familjarët e të ndjerit.
“Me dhimbje të thellë pranuam lajmin e humbjes së jetës së kolegut ton Luan Berisha , i cili ndërroj jetë në moshën 45 vjeqare. Ishte koleg që la pas vetes një bagazh të madh profesional dhe një kujtim shumë të veçantë për secilin kolegë që e ka njohur dhe ka pasur fatin të punoj më të”, shkruhej ndër të tjera në njoftim.
Kurse, një ditë më pas në të njëjtin institucion ishte hapur edhe libri i homazheve.
Kurse sot, pas pothuajse shtatë muajsh, motra e ish-zyrtarit doganor, Laura Berisha, “u ka zënë rrugën” kryeministrit, Albin Kurti dhe ministrave të tij, ku ka kërkuar të dijë nëse po punohet për zbardhjen e kësaj vrasje, e cila ngre dyshime për mënyrën e vdekjes së vëllait të saj./Gazeta Enigma/