Ky është rreshteri policor i suspenduar pasi nuk reagoi për sulmin ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi (Foto)

Ky është rreshteri policor i suspenduar pasi nuk reagoi për sulmin ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi (Foto)

Pak më parë u raportua se Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin nga puna ndaj rreshterit policor, Sali Elezkurtaj, i cili dyshohet se nuk reagoi për sulmin ndaj gazetarit të Nacionales, Vullnet Krasniqi.

Përmes një komunikate për media, Policia njofton se Elezkurtaj  është suspenduar për 72 orë.

“Pas vlerësimit dhe analizimit të të gjitha raporteve si dhe videoregjistrimeve  gjatë protestës, Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për  Rajonin e Prizrenit, pas konsultimin  dhe sugjerimin nga IPK , me qëllimi të hetimit të pavarur të këtij rasti, me vendim ka suspenduar për 72 orë një Rreshter Policor nga Stacioni Policor Prizren”, thuhet në njoftim.

Suspendohet një zyrtar policor në Prizren sepse nuk reagoi në menyrë profesionale me rastin e sulmit ndaj gazetarit…

Related Articles