Policia e Kosovës ka arrestuar një serb për krime lufte kundër popllsisë civile në Komunën e Istogut, shkruan Enigma.
Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se ky i fundit gjatë kohës së luftës në Kosovës, rreth muajit mars 1998, në Istog ka kryer vepra të ndryshme penale, përfshirë plackitjen dhe shkatërrimin e pasurisë së popullsisë civile
Sinjali ka mësuar se i dyshuari që përfundoi në prangat e Policisë është Tomislav Pantić.
Me urdhër të prokurorit të çështjes, i dyshuari është ndaluar dhe brenda afatit ligjor, do të ushtrohet kërkesa për caktimin e masës së sigurisë.