Një drejtues i një automjeti të dyshimtë është hasur në rrugën e njohur si “Tre Rrokaqiejt” për keqpërdorim të targave, duke e drejtuar një veturë me targa “NP” – Novi Pazarit.
Pas identifikimit dhe kontrollit që është bërë nga njësitet policore, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri.
Burime të Indeksonline pohojnë se i dyshuari në fjalë është Hranislav Vlashkoviq, 63 vjeçar.
Revolja që u gjet në veturën e tij të tipit “Lada Niva”, ishte Zavodi Crvena Zastava 9 mm, e prodhuar në Kragujevc.
Ndërkaq, veturës me targa origjinale “234-KS-113”, i kishte vendosur targat “NP-053-CA”
Forenzika Regjionale ka konfiskuar revolën, teksa janë konfiskuar edhe targat e automjetit.
I dyshuari është dërguar për investim dhe rasti më pas është proceduar në procedurë të rregullt.