Ky është shoferi i arrestuar që goditi me veturë dy fëmijë në Pejë

Ky është shoferi i arrestuar që goditi me veturë dy fëmijë në Pejë

Sot u raportua në media për aksident në Pejë, ku një veturë ka goditur dy fëmijë.

Gazeta Sinjali mëson se fëmijët i përkasin moshës 8 dhe 9 vjeçe të cilat janë dërguar në Spitalin e Pejës pasi kanë pësuar lëndime trupore nga goditja e veturës.

Për rastin është ndalur për 48 orë shoferi i veturës për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Sinjali mëson ekskluzivisht se ai është Kujtim Miftaraj nga Klina e Epërme e Komunës së Skenderajt.

Aksidentin për “Enigmën” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot në orën 14:45 policia ka pranuar një informatë për një aksident mes një veture dhe dy personave (fëmijë). Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor”, tha Rugova.

Related Articles