Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në një sallë dasmash në Ferizaj, ku dyshohet se një person u vra me armë zjarri.
Sinjali mëson se personi që dyshohet se ka ekzekutuar një person me armë, është Besim Ramadani, zyrtar policor.
Ai kishte qenë jashtë detyrës zyrtare në momentin që ka ndodhur krimi.
I dyshuari tashmë është dorëzuar në stacion policor, ndërsa viktima e këtij rasti tragjik është Sadri Sadriu.