Një person është gjetur pa shenja jete para pak orësh në një banesë në Mitrovicë të Veriut.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima është zyrtar i stacionit Policor në Mitrovicën e Veriut.
Burimet bëjnë të ditur se zyrtari policor që u gjet i vdekur është Dejan Vlaskoviç, 45-vjeçar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti, i cili ka bërë të ditur se shkaqet e vdekjes janë natyrale.