Ky futbollist largohet nga Prishtina, vazhdon jetën në Gjermani

Taulant Rusinovci është larguar nga skuadra e FC Prishtina 01 (futsall).

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit kryeqytetas përmes rrjeteve sociale.

“Taulanti ishte lojtar punëtor, i pa-kompromis në fushë dhe mjaft i dashur për klubin dhe bashkëlojtarët”.

“Ai suksesin më të madh me klubin tonë e kishte arritur në seoznin 2019/2020 ku dhe fituam Kupën e Kosovës”.

“Taulanti ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, gjë që tregon më së miri për cilësinë dhe rëndësinë e tij që kishte në klubin tonë”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e klubit.

Related Articles