Ky kandidat i AAK-së tërhiqet nga gara për kryetar komune

Ky kandidat i AAK-së tërhiqet nga gara për kryetar komune

Ilir Tasholli ka njoftuar tërheqjen nga kandidatura për kryetar të Komunës së Lipjanit, si dhe nga të gjitha funksionet politike brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Përmes një shkrimi në Facebook, Tasholli ka thënë se vendimi është marrë për arsye objektive dhe pas një reflektimi të thellë.

“Për arsye objektive, kam vendosur të ndal aktivitetin tim politik brenda AAK-së, të tërhiqem nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Lipjanit, si dhe nga të gjitha funksionet që kam ushtruar deri më tani”, ka thënë ai.

Tasholli theksoi se ky nuk ka qenë një vendim i lehtë, por se e konsideron të domosdoshëm në këtë fazë të rrugëtimit të tij personal dhe profesional.

“Ky vendim është marrë me bindjen se në këtë fazë, një hap i tillë është më i miri për rrugëtimin tim të mëtejmë,” shtoi ai.

Ai ka falënderuar qytetarët, bashkëpunëtorët dhe miqtë për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite, duke nënvizuar se përkushtimi për të mirën e qytetarëve nuk përfundon me këtë hap.

“Betejat politike nuk përfundojnë këtu. Do të shihemi sërish – me të njëjtin përkushtim për të mirën e qytetarëve dhe të vendit tonë”, përfundoi Tasholli.

Related Articles