“Ky krim ka ndodhë kryesisht për shkak të LVV-së”

“Ky krim ka ndodhë kryesisht për shkak të LVV-së”

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka marrë vendim që t’i paguajë mbi 21 milionë euro dëmshpërblim kompanisë amerikane “Contour Global”, pas humbjes në Gjykatën Arbitrazhit Ndërkombëtar vitin e kaluar.

Për këtë Qeveria e Albin Kurtit pjesë e së cilës është Hekuran Murati ka fajësuar Qeverinë Haradinaj.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë një interviste për “Pressing” të T7, ka thënë se marrëveshja me “Contour Global” ka qenë edhe në mbështetje të Qeverisë Amerikane.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje kishte kudnërshtuar marrëveshjen për energjinë që përfshinte qymyrin, sipas tij “VV-ja ka bërë krim”.

“Investimi në kapacitete të reja për prodhim të energjisë, qymyr, ka qenë një përpjekje e vazhdueshme që nga viti 2000, që një herë më në fund me pas një kapacitet. Një fat të madh që u arit një kontratë për një investim, me një investitor që veç kishte projekte të realizuara me energjinë, që ishte amerikan. Tërësisht marrëdhënia biletarale Kosovë Contour Global ishte e mbështetur edhe nga Qeveria Amerikane në atë kohë”.

“Ky investim ia siguronte Kosovës 500 megavat energji me teknologji të re që nuk helmon dhe me çmim tavan, çmimi më i shtrenjtë për megavat ishte 85 euro, refuzimi i këtij projekti që ka ardhur, ishte nga VV-ja ka qenë dëm i madh, një krim që i ka ndodhur Kosovës. Për shkak se nuk mund të shkëputemi tërësisht prej energjisë me qymyr”, ka deklaruar Haradinaj.

Related Articles