La Liga ka njoftuar se të gjitha ndeshjet e dy xhirove të fundit të sezonit do të luhen në orarin e njëjtë. Kjo tani veçse është bërë e zakonshme, pasi çdo sezon ndeshjet e dy xhirove të fundit po luhen në orarin e njëjtë në Spanjë.
“Xhirot 37 dhe 38 të LaLiga Santander dhe 41 dhe 42 të LaLiga SmartBank do të caktohen në një orar të unifikuar” – thuhej ndër tjera në komunikatën e lëshuar nga La Liga.
Java e 37 dhe 38 në La Liga do të luhet një orar të njëjtë për të gjitha ndeshjet, pasi që rezultatet mund të kenë ndikim në renditjen përfundimtare. Kjo ndodh për shkak të evitimit të ndonjë marrëveshje mes klubeve në xhirot e fundit.
Gara në La Liga është e hapur pothuajse në çdo front. Atletico Madrid, Real Madrid dhe Barcelona po luftojnë për titullin e kampionit dhe kjo do të dihet tek në xhiron e fundit. Sa i përket daljes në Champions League, tashmë ekipet dihen. Atletico, Reali, Barça dhe Sevilla do të jenë ekipet nga Spanja që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.
Për dy vendet që dërgojnë Evropa Ligë po garojnë Sociedadi, Villareali dhe Betisi, teksa nuk janë larg as Granada e Bilbao. Në anën tjetër edhe lufta për mbijetesë është ndezur, pasi janë shumë ekipe afër njëra tjetrës në fundin e tabelës në La Liga.