Këngëtari, Labinot Tahiri, njoftoi se do t’i dhuroj 2 mijë euro nga fondacioni i tij humanitar, porse pak orë më pas u tërhoq nga ky vendim, raporton Gazeta “Enigma”.
Tahiri thotë se po e merr këtë vendim për shkak të disa pakënaqësive të shprehur nga ana e shqiptarëve në Maqedoni.
“Mendoj se në komente kur shprehet pakënaqesia e qytetarit dhe shqetësimet e tyre, duhet ti pranojmë sikurse kur të vjen kojshia për një hall apo këshillë me na e thënë. Shkrimin dhe vendimin për ta ndihmuar fondin ne Ukrainë, po e largojë. Atë po e largojë përshkak se vëllezërit tanë shqiptarë nga Maqedonia, kanë shprehur pakënaqësi lidhur me këtë vendim”.
LEXO EDHE: Labinot Tahiri e ndihmon mbrojtjen e Ukrainës me 2000 euro
“Ata shprehën mendimet e tyre për kohën e luftës atje ne Maqedoni, dhe unë ata i degjojë. Gjithashtu i degjojë edhe qytetarët të cilët me kanë informuar më mirë duke me shkruar edhe privat sa i perket disa temave lidhur me Ukrainën, edhe ata kanë të drejtë dhe i marr për bazë”. / Gazeta Enigma.