Labinot Rexha tregon si e gjeti serbin që ia torturoi babain, “Më kanë kërcënu shokët e tij, unë s’tutna”

Labinot Rexha tregon si e gjeti serbin që ia torturoi babain, “Më kanë kërcënu shokët e tij, unë s’tutna”
Këngëtari Labinot Rexha, po pretendon se serbi, Trajko Roganoviq ia ka torturuar babanë gjatë kohës së luftës.

Ai fotografinë e personit që e denoncoi ia publikoi dje në Facebook, teksa sot në një intervistë për lajmi.net sqaroi më shumë detaje rreth këtij rasti.

Rexha thotë se personit në fjalë i ka shkruar privatisht, por që i janë përgjigjur shokët e tij, të cilët e kanë kërcënuar.

Sidoqoftë, Rexha thotë se nuk frikësohet nga askush dhe do t’i shkojë deri në fund këtij rasti.

Related Articles