Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri është nderuar nga kryetari i Ferizajit me titullin “Nderi i qytetit”.
Këtë vlerësim nga Agim Aliu, Labinot Tahiri e ndau me ndjekësit e tij përmes rrjetit të tij social në Facebook.
“Jashtëzakonisht shumë i nderuar me dekoratën e pranuar ditën e sotme: “NDERI I QYTETIT”, nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu!”, ka shkruar këngëtari.
Ndër të tjera ai ka falenderuar secilin nga ndjekësit e tij dhe qytetarët e Ferizajit për përkrahjen e vazhdueshme.
Postimi i plotë: