Laçi shkruan historinë, eliminojnë rumunët, tani i pret një emër i madh

Laçi shkruan historinë, eliminojnë rumunët, tani i pret një emër i madh

Laçi shkruan historinë dhe së bashku me Teutën janë dy skuadrat e Superligës shqiptare që vijojnë garën në turin e tretë të Conference League.

Kurbinasit barazuan mes shumë emocionesh 0-0 në transfertën rumune ndaj Krajovës dhe falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë kalojnë më tej.

Fati dhe ndërhyrjes shpëtimtare të Alen Sherrit bënë që Laçi të ruante avantazhin, duke kaluar më tej, aty ku e pret Anderlehti i madh.

Kohët e fundit skuadra belge nuk ka qënë ajo e dikurshmja dhe Shpëtim Duro me Laçin e tij shpresojnë ende tek ëndrra europiane.

Related Articles