Lagja “Reshat Ymeri” ka ndarë mendjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Lagja “Reshat Ymeri” ka ndarë mendjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan mbajti takimin me banorët e lagjes “Reshat Ymeri”, ku u njoftuan nga afër me problemet infrastrukturore të tyre dhe me kërkesat që ata kanë.

Komunikata e plotë:

Ata duan një qeverisje komunale që është e barabartë për të gjithë dhe që punon për mirëqenien e qytetarëve. 

Kryetari Alban Hyseni, bashkë me kandidatët për asamble Ismajl Kurteshi e Armend Rexhepi, u zotuan se pas 17 tetorit, kur Lëvizja VETËVENDOSJE! do jetë në krye të komunës, diskriminimet, pabarazitë, nepotizmi, e favore të tjera marrin fund. Ndershmëria e profesionalizmi do e karakterizojë qeverisjen tonë. 
Sepse numri 144 siguron ndryshimin e nevojshëm në komunë!

Lëvizja VETËVENDOSJE! – Gjilan 

Hapsirë e sponsorizuar

Related Articles