Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, së bashku me shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, kanë qenë pjesëmarrës në një takim të Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.
Lajçak ka shkruar se i ka informuar deputetët për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe përparimin e bërë në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, transmeton lajmi.net.
“Vlerësova interesimin e deputetëve”, shkroi Lajçak.
Together with the Head of @EULEXKosovo Gen Barbano, we updated the @EP_ForeignAff committee on the latest developments in the north of Kosovo and the progress made in the EU-facilitated Dialogue. Appreciated the parliamentarians' interest. pic.twitter.com/QGV4g9Q6XC— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 29, 2023