Lajçak kërkon nga Vuçiq progres në zbatimin e marrëveshjes me Kosovën

Lajçak kërkon nga Vuçiq progres në zbatimin e marrëveshjes me Kosovën

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq sot në Mostar të Bosnje e Hercegovinës.

Diplomati sllovak ka theksuar se në takim kanë biseduar mbi procesin e dialogut dhe për takimin e ardhshëm që do të kenë kryenegociatorët.

“Në Mostar fola edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për hapat e ardhshëm në dialog dhe për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve, si dhe zhvillimet rajonale. Theksova nevojën për progres urgjent në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, shkroi Lajçak.

Postimi:

Related Articles