Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Lajçak tha se me Vuçiqin diskutuan mbi gjendjen aktuale në dialog dhe se dyshja ranë dakord për hapat e radhës në dialog.
“Në Beograd pata një diskutim të hapur me presidentin e Serbinë mbi gjendjen aktuale në dialog. Ne ramë dakord për hapat e ardhshëm për periudhën që vjen”, shkroi Lajçak në rrejtin social X.
Ndërkohë, presidenti serb tha se gjatë takimit me Lajçakun foli mbi të drejtat e serbëve në Kosovë “që po shkelen” nga ana e Qeveris së Kosovës. /Gazeta Engima