Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat, nga takimi i mbajtur sot në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe.
Si pasojë, Lajçak apelon për kryenegociatorët që të takohen sërish ditëve në vijim, dhe secili të përmbahet nga veprimet, që rrezikojnë sigurinë në terren.
”Sot nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat. I ftoj kryenegociatorët të takohen sërish në ditët në vijim për të rënë dakord mbi rrugën përpara dhe për të vazhduar diskutimet për çështje të tjera aktuale. Ne presim që të gjithë aktorët të përmbahen nga veprimet, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë në terren”./Gazeta Enigma/
No agreement has been reached on licence plates today.I invite Chief negotiators to meet again in coming days to agree on the way forward & continue discussions on other current issues.We expect all actors to refrain from actions,which could jeopardise the security on the ground. pic.twitter.com/kJjtXlpqTf— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 21, 2022