Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nesër do të mbajë konferencë për media, pas vizitës tre ditore në Prishtinë, të cilën e ka filluar nga e marta.
Në një njoftim të lëshuar thuhet se adresimi do të transmetohet drejtpërdrejt online në faqen e Bashkimit Evropian në Kosovë në Facebook dhe përmes platformës Zoom, duke filluar nga ora 9:45.