Lajçak: Nevojitet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin, status quo-ja nuk është e qëndrueshme

Lajçak: Nevojitet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin, status quo-ja nuk është e qëndrueshme

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, vuri në dukje se rruga drejt BE-së e të dyja palëve çon përmes dialogut dhe se “një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin është urgjente sepse ‘status quo’-ja nuk është e qëndrueshme”. , transmeton Danas.

Lajçak ka deklaruar për “Kurir” se “është shumë e rëndësishme që ta kalojmë fazën aktuale në të cilën flasim pothuajse çdo ditë me dy liderët vetëm për të shmangur tensionet më të mëdha dhe të fillojmë të flasim më shumë për tablonë më të gjerë”.

Ai theksoi se pa normalizim nuk do të ketë anëtarësim në BE, se duhet një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur dhe se i takon të dyja palëve të bien dakord se çfarë përbën një kompromis për ta.

Related Articles