I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur rreth takimit të mbajtur në Londër në mes të përfaqësuesve të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së.
Lajçak përmes një postimi në Twitter tha se takimi në mes të diplomateve ë Ballkanit Perëndimor, SHBA-ve , Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së ka qenë shumë i dobishëm dhe se Ballkani Perëndimorë nuk ka alternativ tjetër përpos BE-së.
“Takimi shumë i dobishëm MB-BE-SHBA + Ballkani Perëndimor në Londër sot. Nuk ka alternativë për integrimin në BE për rajonin. Mirë se kjo u theksua nga të gjithë pjesëmarrësit”, është shprehur Lajçak./Gazeta Enigma/
Very useful UK-EU-US + Western Balkans meeting in London today. There is no alternative to EU integration for the region. Glad this was stressed by all participants. pic.twitter.com/gwcDRcDXbf— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) December 13, 2021