Emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka treguar se mbrëmë ka qeëndruar në Serbi ku ka zhvilluar një takim më presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Lajçak ka thënë se kanë zhvilluar një diskutim të gjatë dhe të vështirë me kreun e shtetit serb.
Emisari sllovak ka thënë se llogarit në sjellje të përgjegjshme të të gjithëve për të treguar përmbajtje për sigurinë dhe stabilitetin.
“Dhuna duhet të shmanget”, ka shkruar Lajcak.
”U pajtuam që të gjitha marrëveshjet e Dialogut duhet të mbahen dhe të zbatohen plotësisht”, ka shkruar Lajcak.
Postimi i plotë: