Lajçak pas takimit me Bislimin: Diskutuam për regulloren e re që ndalon pagesat me dinarë

Lajçak pas takimit me Bislimin: Diskutuam për regulloren e re që ndalon pagesat me dinarë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sot ka pritur në takim emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak pas takimit me Bislimin ka deklaruar se në këtë takim kanë diskutuar edhe për çështjen e pagesave, rregulloren e re që ndalon pagesat me dinarë, raporton Gazeta “Enigma”.

“Është me rëndësi të them se diskutuam edhe për çështjen e pagesave dhe që është pjesë e procesit të dialogut, diskutuam edhe këtë çështjen në takim. Ashtu siç kemi biseduar edhe në Bruksel, dhe kemi pasur disa pyetje dhe kemi diskutuar për ato që çështje që kanë tejkaluar kompetencat e delegacioneve në Bruksel, gjatë kësaj vizite…”, u shpreh ai.

“Diskutuam një numër çështjes të ndryshme, marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve, lidhur me dokumentin për normalizim është dokumenti i cili është adaptuar dhe ka filluar para një viti. Diskutuam se si të vazhdojmë të zbatojmë marrëveshjen për normalizim”, tha Lajçak. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles