Lajçak për sulmin në veri: Ata që sabotuan infrastrukturën kritike të Kosovës duhet të mbahen përgjegjës

Lajçak për sulmin në veri: Ata që sabotuan infrastrukturën kritike të Kosovës duhet të mbahen përgjegjës

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit që ndodhi në orët e vona të së premtes.

Ai ka shpërndarë reagimin e shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, duke dënuar ashpër aktin dhe duke shprehur shqetësimin për pasojat e mundshme të tij, shkruan Gazeta Enigma.

Në reagimin e Lajçak thuhet:

“Ata që janë përgjegjës për sabotimin e infrastrukturës kritike të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në reagim./GazetaEnigma/

Related Articles