Lajçak pret në takim emisarin e Britanisë së Madhe – kjo ishte tema për të cilën diskutuan

Lajçak pret në takim emisarin e Britanisë së Madhe – kjo ishte tema për të cilën diskutuan

Deputetja britanike, Alicia Kearns ka ngritur dje në Parlamentin Britanik çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që po i kërkohet Kosovës që ta themelojë. Kearns ka marrë edhe përgjigjen e Qeverisë britanike të cilët s’duan krijimin e një enklave serbe përmes Asociacionit.

Ministri për Evropën, Leon Docherty dje në Parlamentin britanik ka thënë se e ndan të njëjtin shqetësim me deputeten Kearns sa i përket Asociacionit dhe ka deklaruar se s’bëhet fjalë për krijimin e një enklave një-etnike në Kosovë.

Pas një qëndrimi të tillë të Britanisë së Madhe, sot në Bruksel emisari sllovak, Miroslav Lajcak ka pritur emisarin e Britanisë së Madhe, Stuart Peach.

Takimin e ka bërë publik vetë Lajcak duke thënë se me Peach kanë pasur një diskutim të thellë për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, rajon të cilin e mbulon Peach.

 Lajcak ka thënë se e vlerëson shumë zotimet e sigurisë që ka marrë nga Peach  dhe “angazhimin e tij ndaj misionit tonë të përbashkët”.

Related Articles